Samiti i Alaskës 1:0 për Putinin

Samiti i Alaskës 1:0 për Putinin

Foto ilustruese ALASKË- Sipas njoftimit zyrtar takimi mes presidentëve të Rusisë dhe të SHBA-së zgjati 2 orë e 45 minuta. Tema kryesore e takimit midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin ishte përfundimi i luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës. Po me sa duket nga takimi nuk ka ndonjë rezultat konkret. Pas samitit të tyre në Alaskë Trump dhe Putin thanë se bisedimet e tyre kishin qenë pozitive. Presidentit rus Vladimir Putin tha gjatë një deklarate për shtyp, ku atij iu dha fjala si i pari, se bisedimet kishin qenë konstruktive dhe të pasura në përmbajtje. "Ne krijuam kontakte të mira, të drejtpërdrejta me Trump," - tha Putini. Putini e falënderoi Trumpin për përpjekjet e tij për të zgjidhur konfliktin me...