“Qëllimi është gjithmonë paqja”, Ambasada amerikane ndan imazhin historik

“Qëllimi është gjithmonë paqja”, Ambasada amerikane ndan imazhin historik

Ambasada amerikane në Shqipëri ka ndarë me ndjekësit një foto të presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, duke shoqëruar imazhin me mesazhin: “Qëllimi është gjithmonë paqja.” Postimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale dhe është komentuar gjerësisht si një mesazh simbolik për dialogun dhe bashkëpunimin mes dy fuqive botërore. Fotoja, e thjeshtë në dukje, por me kuptim të madh politik, rikthen në vëmendje takimet historike midis dy liderëve dhe përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për konfliktet ndërkombëtare.