Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Bashkia strehon qentë endacakë Korçë, qendër e re për trajtimin e kafshëve
Bashkia e Korçës është duke përfunduar rikonstruksionin e një godine, e cila do të shërbejë për strehimin e qenve endacakë, si dhe për trajtimin e sterilizimin e tyre, duke i dhënë kështu zgjidhje një problemi dhjetëra vjeçar në qytet. “Bashkia Korçë ka përfunduar ndërtimin e qendrës së re që do të shërbejë për trajtimin e qenve endacakë. Në vijim, për të zgjidhur një problem shqetësues për qytetarët, ka nisur një bashkëpunim me veterinerët. Pra, projekti është tashmë i përfunduar në aspektin e godinës dhe jemi në fazën e implementimit të procesit që synon të sjellë hapa konkretë për qytetarët.”, tha Lorena Saro, zëdhënëse e Bashkisë Korçë. Kristi Morava është një nga veterinerët që prej kohësh i është dedikuar këtij problemi. Ai thekson se shqetësimi është...