Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Deputetja e zgjedhur, Aulona Bylykbashi: Do të mbështesim çdo familje të prekur nga zjarret
Deputetja e zgjedhur më 11 maj, Aulona Bykykbashi, Adi Qose, së bashku me drejtuesin politik të PS për qarkun e Elbasanit, Arbjan Mazniku, zhvilluan sot një vizitë në Gramsh, ku zjarret e ditëve të fundit kanë prekur disa fshatra duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. “Gramshi nuk dorëzohet! Shqipëria nuk dorëzohet! Mes familjeve të prekura, tokave të djegura kemi nisur punën menjëherë për t’ju gjendur kujtdo në vështirësi dhe vlerësuar dëmet. Askush nuk do të jetë i vetëm në këtë sfidë! Qeveria do të jetë gjithnjë prezente në përballimin e kësaj fatkeqësie deri në rimëkëmbjen e plotë të pasojave!”, u shpreh Bylykbashi. Ndërkohë, qeveria ka miratuar një program të posaçëm për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret, i cili parashikon evidentimin e dëmeve...