Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lexuesja e buzëve zbulon planin sekret: Jam këtu për të ndihmuar! Çfarë bisedoi larg mikrofonave Trumpi dhe Putini pas mbërritjes në Alaskë
Një bisedë e padëgjuar midis Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidentit rus Vladimir Putin është zbuluar nga një eksperte e leximit të buzëve, duke hedhur dritë mbi premtime të mundshme për përfundimin e luftës në Ukrainë. Takimi mes liderëve ndodhi në Bazën Ajrore Amerikane në Ankorag, Alaska, më 15 gusht, në një samit të paprecedentë për krizën ukrainase. Lexuesja e buzëve mjeko-ligjore, Nicola Hickling, ka zbuluar tani se çfarë thanë liderët kur përshëndetën njëri-tjetrin në aeroport. Sytë e botës ishin te momenti kur Putini eci drejt Trumpit për t’i shtrënguar duart. Putini dukej i relaksuar ndërsa ecte në tapetin e kuq drejt Trumpit, duke i dhënë udhëheqësit amerikan një shenjë përshëndetjeje me gishtin e madh lart përpara se ta përshëndeste me një shtrëngim duarsh...