Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Në 2024 incenetori fantazëm i Tiranës fitoi 10.3 mln euro’/ PL: Pse SPAK nuk heton Ramën dhe Veliaj?
Partia e Lirisë ka reaguar në lidhje me pagesat që vijojnë të derdhen në llogari të inceneratorit fantazëm të Tiranës, i cili gjatë vitit 2024, ka raportuar një fitim marramendës prej 10.3 milionë eurosh, një rritje prej 36% krahasuar me vitin pararendës. Nëpërmjet një deklarate për shtyp të anëtarit të Këshillit Bashkiak në bashkinë e Tiranës, Dr. Artan Distafa, PL i kërkon SPAK të shpjegojë se përse nuk ka ende një hetim penal ndaj Edi Ramës dhe Erion Veliajt, dy pronarët faktikë të kësaj mega-afere? ‘Të gjithë shqiptarët e dinë tanimë, vendimin e Edi Ramës që i dha kompanisë së inceneratorëve, kur ekzistonte as në letër, 8% bonus favorizim. Të gjithë shqiptarët e dinë se Erion Veliaj, me firmë të tij, në tejkalim të kompetencave...