Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Melania Trump i dërgoi një letër Putinit për rrëmbimet e fëmijëve nga Ukraina
Melania Trump dhe Vladimir Putin SHBA- Bashkëshortja e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Melania, ngriti çështjen e fëmijëve në Ukrainë dhe Rusi në një letër personale drejtuar Presidentit rus Vladimir Putin. Lajmin e konfirmuarn dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë. Presidenti Trump ia dorëzoi personalisht letrën Putinit gjatë bisedimeve të tyre në Alaska. Melania Trump, e cila është me prejardhje sllovene, nuk mori pjesë në udhëtimin në Alaskë. Zyrtarët nuk zbuluan përmbajtjen e letrës, përveç se ajo i referohej rrëmbimeve të fëmijëve si rezultat i luftës në Ukrainë. Ekzistenca e letrës nuk ishte raportuar më parë. Rrëmbimi i fëmijëve nga Rusia është një çështje jashtëzakonisht e ndjeshme për Ukrainën. Ukraina i ka karakterizuar rrëmbimet e dhjetëra mijëra fëmijëve të saj, të cilët u çuan në Rusi...