Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Plagosja në Korçë/ Autorit i vihen prangat në spital, arrestohen dhe 4 të tjerë që e rrahën pas krimit
Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të regjistruar pasditen e së premtes në fshatin Mollaj, ku u plagos me thikë 27-vjeçari Ari Kodra, i cili ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Traumës në Tiranë. Blutë e qytetit juglindor kanë arrestuar autorin Aleks Qiqi, 41 vjeç, banues në fshatin Mollaj, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. 41-vjeçari aktualisht ndodhet në spital me dëmtime në kokë dhe trup, pasi është dhunuar në grup nga katër persona të tjerë, pasi plagosi me thikë 27-vjeçarin Ari Kodra. Policia e Korçës thotë se kjo gjë u zbardh nga kqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë...