Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vladimir Putin: Nëse Trump do ishte president më 2022, nuk do të kishte pasur luftë
Donald Trump dhe Vladimir Putin zhvilluan rreth tre orë bisedime me dyer të mbyllura. Konferencën për shtyp e ka hapur presidenti i Rusisë. Ai tha se negociatat me palën amerikane u “zhvilluan në një atmosferë konstruktive dhe respekti të ndërsjellë”. “Ne patëm negociata shumë të hollësishme që ishin mjaft të dobishme”, tha Putin teksa falenderoi Donald Trump për propozimin e samitit të Alaskës. “Vendet tona janë fqinje. Kur zbrita nga avioni thashë “mirëmbrëma, fqinj”. Na ndan Ngushtica e Beringut, por jemi fqinjë. Është e rëndësishme që Alaska ka të bëjë me historinë e përbashkët SHBA-Rusi. Në Alaskë, historia ruse është e gjallë me kishat ruse. Falenderojmë qeverinë amerikane për kujdesin ndaj varrezave të pilotëve rusë. Të dy vendet i mundën armiqtë e përbashkët së bashku...