Kalaja e Bashtovës hap dyert për vizitorët pas restaurimit

Kalaja e Bashtovës hap dyert për vizitorët pas restaurimit

Kalaja e Bashtovës, dikur një sit historik i braktisur, sot është rikthyer në jetë dhe është gati për të mirëpritur vizitorët, falë mbështetjes së Bashkimit Evropian nëpërmjet programit EU4Culture, zbatuar nga UNOPS. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ftoi sot të apasionuarit pas trashëgimisë kulturore që të bashkohen në një aktivitet të hapur për publikun, i cili do të sjellë historinë në jetë, përmes mureve të restauruara, një qendre të re për vizitorët, dhe një eksperience multimediale që lidh të shkuarën me të tashmen. Aktiviteti do të mbahet më 29 gusht. “Kjo nuk është thjesht një festë, është fillimi i një kapitulli të ri për një nga monumentet më të veçanta të trashëgimisë kulturore në Shqipëri”, theksoi ministri Gonxhja. Kalaja e Bashtovës është...