Trump fton Zelensky-n në Uashington, takimi do të zhvillohet të hënën

Trump fton Zelensky-n në Uashington, takimi do të zhvillohet të hënën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se të hënën do të zhvillojë një takim në Uashington me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me qëllim diskutimin e mënyrave konkrete për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Në një postim në Telegram, Zelensky u shpreh “mirënjohës për ftesën”, duke nënvizuar gatishmërinë e vendit të tij për të bashkëpunuar me të gjitha palët që mbështesin paqen. “Ukraina konfirmon se është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha forcat për arritjen e paqes. Presidenti Trump më informoi për takimin e tij me udhëheqësin rus dhe për pikat kryesore të diskutimit të tyre. Është e rëndësishme që ndikimi i Shteteve të Bashkuara të reflektohet realisht në zhvillimet e situatës,” deklaroi Zelensky. Takimi i pritshëm në Uashington vjen...