Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Pse më shikon”, zbardhet dinamika e vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq, arrestohet autori i mitur, babai, xhaxhai…
Tetë persona janë arrestuar nga policia e Maliqit lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e së enjtes, ku u vra me thikë 14-vjeçari Erald Xhejo nga bashkëmoshatari i tij në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Pirg. Në pranga është vënë autori 14-vjeçar, babai E. G dhe xhaxhai i tij R. G., 4 të mitur si dhe 34-vjeçari Flori Çela. Ka qenë një goditje e vetme në zemër që i ka shkaktuar vdekjen 14-vjeçarit. Pas kryerjes së krimit, autori, i cili mbeti gjithashtu i dëmtuar, ka tentuar që të largohet me një automjet me 34-vjeçarin, që ishte i pranishëm kur ndodhi sherri. Babai dhe xhaxhai i të miturit akuzohen për veprime që pengojnë të vërtetën pasi fshehën thikën me të cilën u krye...