Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zabërgja largohet nga Superiorja, e pret Metalist në kampionatin ukrainas
Adriatik BALLA Merkato e kësaj vere po sjell surpriza për disa prej lojtarëve më të mirë të Superiores. Një pjesë e kanë bërë zgjedhjen e tyre tashmë, por ka ende elementë që lëvizin në treg. Përkundrejt shumë afrimeve të lojtarëve të huaj, ka dhe vendas që dalin jashtë, por ata janë mjaft të paktë. Dje ndodhi një lëvizje e paralajmëruar, por e fortë. Kështu, Baton Zabërgja mbyll bashkëpunimin me Dinamon dhe nga dita e sotme ai do të jetë lojtar në kampionatin ukrainas. Me anë të një mesazhi emocional, ai është përshëndetur me klubin, bashkëlojtarët, stafin dhe tifozët, duke falënderuar të gjithë ata që e mbështetën gjatë kohës që mbrojti ngjyrat blu. Zabërgja pranoi se ndarja nga Dinamo nuk ishte aspak e lehtë dhe se,...