Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Bota sytë nga Alaska, mbyllet takimi Trump-Putin. Zgjati 3 orë
Bota është me sy nga Alaska, aty ku pas pothuajse tre orësh ballë për ballë në sallën e përshtatur në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage, takimi me dyer të mbyllura i Donald Trump me Vladimir Putin ka përfunduar. Njoftimin për mbylljen e takimit e ka bërë zyrtarisht Kremlini. Në vijim, do të zhvillohet një konferencë për shtyp. Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin ishte më i gjatë se ai në Helsinki në vitin 2018, sipas agjencisë Bloomberg. Donald Trump do të intervistohet nga prezantuesi i Fox News, Sean Hannity, menjëherë pas samitit të tij me Vladimir Putin në Alaska. Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff u ulën pranë Trump, ndërsa ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ndihmësi...