Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Pac-Man feston 45-vjetorin: nga një fetë picë në një ikonë botërore e lojërave
Historia e Pac-Man filloi në fund të viteve ’70, kur dizajneri japonez Toru Iwatani po hante një picë dhe vuri re se, pasi hoqi një fetë, forma e saj ngjante me një gojë të hapur. Ky moment i thjeshtë frymëzoi krijimin e një prej personazheve më të njohur në historinë e videolojërave. Fillimisht i quajtur “PukMan” në Japoni nga shprehja “paku paku taberu”, që do të thotë “të hash me pangopësi”. Pac-Man debutoi në vitin 1980 dhe shpejt u bë loja arcade më e suksesshme e të gjitha kohërave, duke gjeneruar mbi 14 miliardë dollarë. Loja u dallua për thjeshtësinë e mekanikës dhe për faktin që ishte e dizajnuar për të tërhequr si burrat ashtu edhe gratë, në kontrast me lojërat e shtënave që dominonin...