Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Takimi ‘kokë më kokë’ mes Trump dhe Putin me dyer të mbyllura, reagon Shtëpia e Bardhë
Zëvendësshefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, ka reaguar në rrjetin social X në lidhje me takimin mes Donald Trump dhe Vladimir Putin. “Po ndodh tani në orën 17:25 EST—POTUS, Trump, sekretari Rubio dhe Steve Witkoffende po takohen pas dyerve të mbyllura me Presidentin Putin dhe Delegacionin Rus, këtu në Bazën e Përbashkët Elmendorf-Richardson në Anchorage, Alaskë”, shkruan ai. Shtëpia e Bardhë kishte shmangur qëllimisht parashikime të sakta kohore për samitin e sotëm, duke qenë të vetëdijshëm se çdo devijim do të interpretohej si shenjë suksesi ose dështimi. Kremlini, megjithatë, kishte thënë më herët se takimi mund të zgjaste shumë orë. Top Channel