Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
LIVE/ E gjithë bota sytë nga Alaska! Shtrëngim i ngrohtë duarsh, Trump dhe Putin mbi 1 orë në takim. Presidenti rus ‘injoron’ pyetjet e gazetarëve
Sytë e gjithë botës janë kthyer nga Alaska, aty ku liderët e dy fuqive të mëdha ulen sot përballë njëri-tjetrit për të arritur një marrëveshje për luftën në Ukrainë. Tapeti i kuq u shtrua mes avionëve ushtarakë. I pari që zbriti në tokën e Alaskës ishte presidenti amerikan, Donald Trump, gati 30 minuta më pas presidenti rus mbërriti presidenti rus, Vladimir Putin. Dy liderët nisën takimin dypalësh pak çaste më vonë. Ndërkohë, në sallën ku do të mbahet konferenca për shtyp pas takimit, duket qartë mesazhi “Në kërkim të paqes”, ‘i gdhendur’ në mur, duke përcjellë shenja optimizmi për frytet e këtij takimi. 23:05 – Ka kaluar më shumë se një orë që nga fillimi i takimit Trump-Putin, çfarë po ndodh pas derës së ‘blinduar’...