Reagimi i çuditshëm i Putin gjatë takimit me Trump ndaj gazetarëve

Reagimi i çuditshëm i Putin gjatë takimit me Trump ndaj gazetarëve

Vladimir Putin dhe Donald Trump ALASKË- Në këtë moment, presidenti rus Vladimir Putin shihet i habitur nga prania dhe sjellja e gazetarëve gjatë takimit të tij me presidentin amerikan Donald Trump në Alaskë.Kur stafi i Shtëpisë së Bardhë nis të thërrasë “Thank you, press”, sinjali i zakonshëm që media duhet të dalë nga salla, kamera e kap Putinin teksa bën një mimikë të çuditshme, sikur të mos ishte mësuar me një ambient ku pyetjet shpesh bëhen me zë të lartë dhe pa filtra. Shumë përdorues në rrjetet sociale vënë në dukje kontrastin mes mënyrës së raportimit në SHBA dhe modelit të medias pranë Kremlinit, ku pyetjet e pakëndshme zakonisht shmangen./ZËRI