Putini, shtrëngim duarsh ‘dominues’ mbi Trumpin

Putini, shtrëngim duarsh ‘dominues’ mbi Trumpin

Në simbolikën e samitit historik midis dy udhëheqësve në Alaska, edhe shtrëngimi i duarve mund të marrë një kuptim politik. Para kamerave dhe fotografëve, Vladimir Putin dhe Donald Trump shkëmbyen një shtrëngim duarsh në podium, në të cilin presidenti rus, në gjuhën e trupit, u shfaq “dominues”, me pjesën e pasme të dorës së tij të kthyer lart dhe atë të Trumpit poshtë.Ky lloj pozicioni zakonisht quhet “shtrëngim duarsh dominues” dhe mund të tregojë një përpjekje për të dominuar ose kontrolluar situatën. Gjesti mund të sugjerojë që personi që ofron shtrëngimin e duarve po kërkon të krijojë një pozicion superioriteti ose lidershipi, pikërisht atë të cilit Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i frikësohet nga ky takim dypalësh, ku ai nuk ishte i ftuar. Disa sekonda më parë, larg...