Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Takim historik në Alaska: Trump dhe Putin shtrëngojnë duart
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka pritur homologun e tij rus, Vladimir Putin, me një ceremoni zyrtare në tapetin e kuq. Të dy udhëheqësit ecën në tapetin e kuq të shtruar posaçërisht, i cili lidhte vendet e mbërritjes së aeroplanëve të tyre dhe i çonte drejt pikës së takimit në mes. Trump dhe Putin shkëmbyen buzëqeshje dhe disa fjalë miqësore, ndërsa pozuan përpara mediave ndërkombëtare para fillimit të takimit. Takimi mes Trumpit e Putinit që pritet të zgjasë nga 6 deri në 7 orë, temë kryesore e ka arritjen e një armëpushimi në mes Rusisë dhe Ukrainës.