Niset drejt Tiranës 27-vjeçari i plagosur në Korçë

Niset drejt Tiranës 27-vjeçari i plagosur në Korçë

Është nisur me ambulancë drejt spitalit të traumës në Tiranë 27-vjeçari i plagosur me thikë pasditen e sotme në Korçë Nga bluzat e bardha mësohet se i dëmtuari po dërgohet për mjekim më të specializuar pasi ka dëmtim poshtë shpatullës, në anën e zemrës dhe duhen kontrolle më të imtësishme për të parë nëse i janë shkaktuar dëmtime të rënda. Ngjarja 27-vjeçari Ari Kodra, i cili u godit me thikë nga 41-vjeçari Aleks Qishi, pas një sherri mes tyre. Bëhet me dije se autori i plagosjes edhe më herët ka qenë dënuar për falsifikime dhe vepra të tjera penale. Gjithashtu mësohet se Qishi ka dalë pak kohë më parë nga burgu, teksa ka qenë i dënuar për drogë në Greqi.