“Shoqëritë forcohen nga shprehja e lirë e mendimeve”/ Mesazhi i ambasadës amerikane: Censura qeveritare është e patolerueshme!

“Shoqëritë forcohen nga shprehja e lirë e mendimeve”/ Mesazhi i ambasadës amerikane: Censura qeveritare është e patolerueshme!

Liria e shprehjes është një përbërës themelor për një demokracie funksionale, shkruan ambasada amerikane në vendin tonë, në një postim në rrjetet sociale. Ambasada e SHBA-së ndau mesazhin e Zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, që flet për rëndësinë e lirisë së shprehjes, ndërsa trajton problemin e censurës. “Ne e konsiderojmë lirinë e shprehjes një përbërës themelor të një demokracie funksionale. Shoqëritë forcohen nga shprehja e lirë e mendimeve dhe censura qeveritare është e patolerueshme në një shoqëri të lirë. Liria e shprehjes mbetet e kërcënuar në shumë pjesë të botës, siç theksohet në Raportin e të Drejtave të Njeriut të vitit 2024. Qeveritë vazhdojnë të përdorin censurën, mbikëqyrjen arbitrare ose të paligjshme dhe ligje kufizuese kundër zërave që nuk u pëlqejnë, shpesh mbi...