Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kosova merr autoblinda të reja nga Amerika, Kurti: Ushtria jonë krah për krah me atë të SHBA
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se sot është zhvilluar ceremonia e dorëzimit të autoblindave të reja për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilat janë blerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë ngjarje morën pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe atasheu ushtarak amerikan në Kosovë, Nënkolonel Jonathan Shau. Kurti e cilësoi këtë furnizim si dëshmi të qartë të lidhjes së fortë me SHBA-të. ‘Këto autoblinda moderne përforcojnë mbrojtjen e vendit dhe janë dëshmi e qartë e bashkëpunimit të qëndrueshëm me aleatin tonë më të madh, SHBA-në,’ deklaroi ai. Ai shtoi gjithashtu se zhvillimi i ushtrisë së Kosovës do të vazhdojë përkrah ushtrisë amerikane, jo vetëm...