Pas Trump, mbërrin dhe Putin në Alaska

Pas Trump, mbërrin dhe Putin në Alaska

Pas presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ka mbërritur dhe ai rus, Vladimir Putin në Alaska. Tashmë gjithçka është gati, dhe pritet nisja e takimit mes dy presidentëve, ku në fokus do të jetë lufta Rusi-Ukrainë, për të cilën presidenti i SHBA është shprehur më herët se do të kërkojë armëpushimin që të arrihet që sot. Ndërkohë, mediat e huaja kanë publikuar pamjet e para nga salla, ku do të mbahet konferenca për shtyp pas takimit. Në një shkrim në sfond, duket qartë mesazhi “Në kërkim të paqes”. Mediat ndëkrombëtare raportojnë se takimi mes dy presidentëve pritet të zgjasë deri në 7 orë.