Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Takimi me Vladimir Putin, cilët janë dy zyrtarët që do të shoqërojnë Donald Trump
Numri i personave në sallën ku Trump dhe Putin ishte planifikuar të kishin një takim kokë më kokë po rritet. Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u tha gazetarëve se Trump do të shoqërohet nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe i Dërguari i Posaçëm, Steve Witkoff. Në drekën dypalëshe që do të pasojë, do të marrin pjesë gjithashtu Rubio, Witkoff, Sekretari i Thesarit Scott Bessent, Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe shefja e kabinetit Susie Wiles. Top Channel