Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Një tjetër i plagosur në Korçë pas goditjes me thikë, 27-vjeçari përfundon me plagë të thella në spital
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndohur pasditen e kësaj të premteje në qytetin e Korçës, ku një person është plagosur me thikë. Bëhet me dije se një 27 vjeç është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në repartin e reanimacionit, ndërsa gjendja e tij raportohet të jetë e rëndë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti në fshatin Dvoran të Korçës, ku 27-vjeçari ëhstë goditur me thikë nga një 40-vjeçar, i cili sapo kishte lënë qelitë e burgut. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë. Kujtojmë që një ditë më parë në fshatin Pirg një 14-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar. Njoftimi: Rreth orës 19:00, në fshatin Mollaj, Korçë, shtetasi A. K.,...