Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
EMRAT/ Plagosi 27-vjeçarin me thikë në Korçë, autori i dënuar më herët për drogë
Kanë dalë detaje të reja nga plagosja e 27-vjeçarit Ari Kodra, i cili u godit me thikë nga 41-vjeçari Aleks Qishi, pas një sherri mes tyre. Bëhet me dije se autori i plagosjes edhe më herët ka qenë dënuar për falsifikime dhe vepra të tjera penale. Gjithashtu mësohet se Qishi ka dalë pak kohë më parë nga burgu, teksa ka qenë i dënuar për drogë në Greqi Njoftimi: Rreth orës 19:00, në fshatin Mollaj, Korçë, shtetasi A. K., 27 vjeç, është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës thikë nga shtetasi A. Q, 41 vjeç. 27-vjeçari, po merr ndihmë mjekësore në spital. Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi A. Q., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar mjetin prerës...