RTK në prag të kolapsit financiar, qeveria aprovon kredi 2.5 milionë euro për pagat e punonjësve

RTK në prag të kolapsit financiar, qeveria aprovon kredi 2.5 milionë euro për pagat e punonjësve

Qeveria në detyrë e Kosovës njoftoi se ka miratuar në parim kërkesën e Radio Televizionit të Kosovës për kredi në vlerë prej mbi 2.5 milionë euro. Transmetuesi i vetëm publik i Kosovës po përballet me krizë financiare, për shkak të mosalokimit të pjesës së dytë të buxhetit të tij vjetor. Më herët gjatë së premtes, ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, njoftoi se është arritur një modalitet ligjor që mundëson ndihmën financiare për transmetuesin deri në konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ai tha se kërkesën për kredi RTK-ja e kishte dorëzuar në Ministri të Financave. Punëtorët e RTK-së kanë protestuar ditë më parë, duke kërkuar zgjidhje për situatën e krijuar, pasi më shumë se 700 punonjës të transmetuesit publik ende...