Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Sherr mes bashkëfshatarëve në Korçë, i riu në gjendje të rëndë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Mollaj, pak kilometra larg nga qyteti i Korçës. Një 27 vjeçar dhe një 40 vjeçar, të dy banorë të zonës janë përfshirë në një sherr të dhunshëm. Gjithçka ka ndodhur në qendër të fshatit, pranë një lokali. Pasi konflikti mes tyre ka degjeneruar në dhunë, 27-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Korçës. “Rreth orës 19:00, në fshatin Mollaj, Korçë, shtetasi A. K., 27 vjeç, është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës thikë nga shtetasi A. Q, 41 vjeç. 27-vjeçari, po merr ndihmë mjekësore në spital. Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi A. Q., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe...