Kosova pajiset me autoblinda amerikane, Kurti: Ushtria do zhvillohet krah për krah me SHBA-në

Kosova pajiset me autoblinda amerikane, Kurti: Ushtria do zhvillohet krah për krah me SHBA-në

Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me autoblinda të reja amerikane, ceremonia e dorëzimit të së cilave është realizuar sot në Prishtinë. Kryeninistri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se sot janë pranuar autoblindat e reja të prokuruara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ushtrinë e Kosovës. “Sot isha i nderuar që së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe atasheun e Ushtrisë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nënkolonel Jonathan Shaw, morëm pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të autoblindave të prokuruara në ShBA për FSK-në. Ky furnizim i jashtëzakonshëm është një tjetër dëshmi e partneritetit tonë të palëkundur me ShBA-të...