Gjergj Luca sjell historinë frymëzuese të dy vëllezërve shqiptarë në zemër të turizmit grek

Gjergj Luca sjell historinë frymëzuese të dy vëllezërve shqiptarë në zemër të turizmit grek

Nga Albert Vataj Ka histori që duhen treguar jo thjesht për të informuar, por për të frymëzuar. Ka rrugëtime që ngjallin jo vetëm admirim, por edhe krenari të thellë kombëtare. Këtë herë, Gjergj Luca, njeriu që ka lidhur emrin e tij me suksesin e “Rozafës” dhe me kauzat e zhvillimit ekonomik e profesional të vendit, nuk flet për problematikat e turizmit shqiptar dhe jo vetëm, por na sjell një shembull të gjallë të asaj që mund të bëhet kur pasioni, përkushtimi dhe identiteti kombëtar ecin bashkë. Në një video-prezantim të ngrohtë e të sinqertë, ai na bën pjesë të historisë së dy vëllezërve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, duke gdhendur emrin e tyre në industrinë e turizmit elitar të vendit fqinj.I pari, i...