Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Zbutet” Trump, para takimit me Putin telefonon aleatin e ngushtë të Rusisë
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka biseduar të premten me liderin bjellorus, Alexander Lukashenka – aleat i ngushtë i Vladimir Putinit – disa orë para samitit të Trumpit me Putinin që do të zhvillohet në Alaskë. Bisedën telefonike e kanë konfirmuar të dyja palët. Trump ka thënë përmes një postimi në X – dikur Twitter – se qëllimi i bisedës ka qenë që ta falënderojë liderin bjellorus për lirimin e 16 të burgosurve. “Po diskutojmë për lirimin e 1.300 të burgosurve tjerë. I kemi diskutuar disa çështje, përfshirë vizitën me Putinin në Alaskë. Mezi pres ta takoj presidentin Lukashenka në të ardhmen”, ka shkruar Trump. Lukashenko është i përjashtuar nga Perëndimi, për shkak të shtypjes brutale të protestave të bjellorusëve pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020....