Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarr masiv në Astir, një apartament përfshihet nga flakët, digjet edhe kati sipër
Një ngjarje e frikshme ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Astirit, ku një apartament u përfshi nga flakët, duke alarmuar banorët dhe autoritetet. Zjarri shpërtheu në rrugën “Loni Ligori” dhe për shkak të përhapjes së shpejtë, flakët kanë përfshirë edhe një apartament tjetër në katin e tretë të ndërtesës. Banorët kanë reaguar me shpejtësi dhe kanë arritur të dalin nga banesat pa u lënduar, duke shmangur kështu një tragjedi më të madhe. Megjithatë, dëmet materiale janë të konsiderueshme pasi flakët kanë shkrumbuar pjesën e brendshme të apartamenteve, ndërsa zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje për të ndërhyrë dhe për të vendosur situatën nën kontroll. Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur shkakun e zjarrit, por po kryhen hetimet paraprake për të zbuluar nëse flakët...