Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Lëkundje të forta tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra
Një lëkundje tërmeti është regjistruar sot në vendin tonë, duke shkaktuar panik tek banorët, sidomos në zonat e Tiranës dhe Fushë Krujës. Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka pasur magnitudë 3.6 ballë, ndërsa epiqendra ishte e vendosur në Fushë Krujë me një thellësi të regjistruar prej 5 kilometrash. Banorët raportojnë se lëkundjet kanë qenë të ndjeshme, veçanërisht për ata që jetojnë në katet e larta të pallateve.