Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kishte humbur në plazh, policia i dorëzon vajzën 4-vjeçare familjes
Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur gjetjen e një vajze të mitur që ishte larguar nga prindërit, në plazhin e Shëngjinit. Punonjësit e Policisë së Rendit në Shëngjin i dorëzuan familjes, në gjendje të mirë shëndetësore, vajzën 4-vjeçare nga Kosova. Salla Operative e DVP Lezhë u njoftua nga një familje pushuesish nga Kosova, se vajza e tyre e mitur ishte larguar dhe nuk po e gjenin dot. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Rendit në zonën e plazhit në Shëngjin u angazhuan në kërkime intensive në terren. Falë reagimit të shpejtë dhe profesional, punonjësit e Policisë bënë të mundur lokalizimin e vajzës, e cila gëzonte shëndet të plotë, dhe ia dorëzuan familjes. Prindërit e vajzës kanë falënderuar shërbimet e Policisë...