Zjarret shkrumbuan pyjet, vetëm “detyrim paraqitje” për 4 piromanët e Beratit

Zjarret shkrumbuan pyjet, vetëm “detyrim paraqitje” për 4 piromanët e Beratit

Katër shtetasit e arrestuar dy ditë më parë, të dyshuar për zjarrvënie në zona të ndryshme në Berat, kanë dalë ketë të premte para togave të zeza në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat. Zaçe Merkaj, Shefqet Dodoveci, Safet Manaj dhe Lefter Begaj u përballën me drejtësinë, nën akuzën “Shkatërrim prone me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal. Sipas hetimeve paraprake, këta shtetas dyshohet se janë përgjegjës për ndezjen e zjarreve që përfshinë sipërfaqe të mëdha në zona të ndryshme të Beratit. Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë, gjyqtari i çështjes Ervis Koxhaj vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për të katër të dyshuarit. Ndërkohë, hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa policia po punon për të identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë në...