Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK
Ajola Xoxa TIRANË- Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Bashkisë së Tiranës-Erion Veliajt, Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mësohet se Xoxa është paraqitur në SPAK për të respektuar masën e sigurisë "detyrim paraqitje", të lënë në fuqi nga Apeli i GJKKO ndaj saj. Ajola Xoxa është lënë në masën "detyrim paraqitje" lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Bashkëshortja e Erion Veliajt akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive,...