Mesazhi prekës i shkollës ku studionte 14-vjeçari: Banka ku uleshe do të mbetet bosh, por kujtimet tona do të jenë gjithmonë plot

Mesazhi prekës i shkollës ku studionte 14-vjeçari: Banka ku uleshe do të mbetet bosh, por kujtimet tona do të jenë gjithmonë plot

Dhimbje e thellë në shkollën ku studionte 14-vjeçari Eraldo Xhejo, i cili humbi jetën dje pas një goditjeje me thikë nga bashkëmoshatari Enedio Guri. Në një postim prekës në rrjete sociale, Shkolla e mesme e bashkuar “Tafil Rexhepi” Pirg ka  shprehur ngushëllime për vdekjen e tij. “Lamtumirë, ylli ynë i ndritur Erald! Sot zemrat tona janë më të rënda se kurrë. Humbëm jo thjesht një nxënës, por një djalë të mrekullueshëm, plot ëndrra, buzëqeshje dhe mirësjellje. Ti ishe shembull i përkushtimit, i dashurisë për dijen dhe i shpirtit të pastër. Shkolla nuk do të jetë më e njëjta pa ty,” shkruan shkolla. Në mesazhin prekës, thuhet se banka ku ai ulej do të mbetet bosh, por kujtimet do të mbajnë gjithmonë dritën që ai u...