Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Festa e Shën Mërisë, Kryepeshkop Joani nga Korça: Lutemi për shuarjen e shpejtë dhe pa pasoja të zjarreve, për vëllezërit e motrat tona në rrezik
Sot, më 15 gusht besimtarët orthodhoksë kremtuan me madhështi Fjetjen e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari, të paraprirë nga dy javë kreshmimi. Fortlumturia e Tij, Krepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, drejtoi liturgjinë Hyjnore në Manastirin e Fjetjes së Hyjlindëses Mari në Boboshticë, Korçë. Në Liturgjinë Hyjnore që drejtoi Fortlumturia i Tij, por edhe në kishat e mbarë vendit, me vendim të Sinodit të shenjtë të Kishës sonë u shtua një thirrje lutjeje për situatën e rënduar të zjarreve që po kalon vendi ynë: “Për pushimin e shpejtë dhe pa pasoja të zjarreve, për shpirtrat e atyre që humbën jetën, për ndihmën e vëllezërve e motrave që gjenden në rrezik e në vuajtje për shkak të tyre, si edhe për ata që me vetëmohim...