Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
‘Solitude vs Fantasy’ e Xhelsina Petritaj, piktorja: Veprat, shenjë revolte ndaj realitetit
Ekspozita “Solitude vs Fantasy” e artistes Xhelsina Petritaj, e hapur në Qendrën e Artit “Agimi” në Tiranë, sjell rreth 20 vepra që përballin vetminë dhe fantazinë, si reflektim mbi plagët e kohës dhe realitetin shoqëror. Përmes ngjyrave dhe formave, artistja shpreh revoltë ndaj luftërave dhe konflikteve, duke e kthyer artin në një dëshmi personale dhe universale. “Solitude vs Fantasy”, është titulli i ekspozitës së artistes Xhelsina Petritaj, e hapur në Qendrën e Artit “Agimi” në Tiranë. Me rreth 20 vepra, mes tyre dhe disa nudo sensuale, artistja kërkon të përballë dy botë të saj, vetminë dhe fantazinë, duke i kthyer në formë arti si revoltë ndaj realitetit të sotëm. Ekspozita është një rrëfim vizual ku shpalosen përjetime të brendshme, emocione të forta dhe mesazhe sociale,...