Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhuron libra për Lipjanin dhe Shtimen

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhuron libra për Lipjanin dhe Shtimen

Në kuadër të nismës për mbështetjen e bibliotekave të vendit, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka dhuruar këtë javë kontingjente me libra në bibliotekën e qytetit të Lipjanit dhe në komunën e Shtimes. Në mesin e botimeve të dhuruara gjenden edhe dy tituj me vlerë të veçantë historike: Kujtesa e Kosovës: Rrëfime të 100 pleqve e plakave të Kosovës Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe Librat, të botuar nga shtëpia botuese “Rilindja” dhe të përzgjedhur kryesisht për nxënësit e nivelit parauniversitar, do të shpërndahen nga bibliotekat komunale në bibliotekat e shkollave, duke kontribuar në pasurimin e fondeve ekzistuese dhe nxitjen e leximit./KultPlus.com