Menaxhimi i fatkeqësive natyrore, ekspertët: Duhet të funksionojë sigurimi i detyrueshëm

Menaxhimi i fatkeqësive natyrore, ekspertët: Duhet të funksionojë sigurimi i detyrueshëm

Sa herë që fatkeqësitë natyrore prekin vendin, qeveria ndërhyn me taksat dhe tatimet e qytetarëve për të ndihmuar familjet e prekura. Të enjten, kryeministri njoftoi se do të mbulojë dëmet për familjet e dëmtuara nga zjarret. Por a është kjo rruga e duhur për të menaxhuar dëmet e një fatkeqësie natyrore? “Zgjidhja në të ardhmen nuk mund të jetë që shteti del dhe u komunikon qytetarëve që të mos shqetësohen, se do t’i ndihmojë ai. Duhet gjetur një zgjidhje afatgjatë, një formë apo një formulë që në thelb të ofrojë sigurimin e pronës nga fatkeqësitë dhe qytetari të përfitojë në rast dëmi” – tha Klodian Muço, ekspert ekonomie. Sipas ekspertit Muço, nisma që po qarkullon për sigurimin me detyrim nga tërmeti duhet të jetë më...