Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Është koha për t’i dhënë fund luftës, ne mbështetemi te Amerika”, Zelensky per takimin Trump-Putin: Të hapet rruga drejt paqes
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky theksoi se Ukraina do të “mbështetet te Amerika” gjatë takimit midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin, të cilin udhëheqësi ukrainas e përshkroi si “rrezik të lartë” dhe një rrugë drejt një takimi trepalësh në të ardhmen. “Gjëja kryesore është që ky takim të hapë një rrugë të vërtetë drejt një paqeje të drejtë dhe një diskutimi thelbësor midis udhëheqësve në një format trepalësh – Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe pala ruse”, tha Zelensky në një deklaratë sipas CNN. “Është koha për t’i dhënë fund luftës dhe Rusia duhet të ndërmarrë hapat e nevojshëm. Ne mbështetemi te Amerika. Jemi të gatshëm, si gjithmonë, të punojmë sa më produktivisht të jetë e mundur”, tha ai, duke shtuar se...