Trump i prerë: Nuk ka biznes me Rusinë derisa të përfundojë lufta

Trump i prerë: Nuk ka biznes me Rusinë derisa të përfundojë lufta

Presidenti amerikan Donald Trump i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve që ndodhen me të për në Alaska në bordin e Air Force One. Ai tha se presidenti rus po merr me vete shumë njerëz të biznesit nga Rusia, duke shtuar se “Më pëlqen kjo sepse ata duan të bëjnë biznes”.Por nuk do të bëjë biznes pa zgjidhur luftën, tha Trump. “Por ne nuk do të bëjmë biznes derisa të zgjidhet lufta. Lufta duhet të ndalet dhe vrasjet duhet të ndalen”. Sipas Trump, SHBA-të janë vendi më i nxehtë në botë dhe Putini “dëshiron një pjesë të saj” sepse Rusia “nuk është e nxehtë ekonomikisht”. Më tej e cilëson Putin si një njeri të zgjuar, dhe se ekziston një “nivel i mirë respekti nga të dyja palët”. I pyetur në...