Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë, mesazhi para takimit me Putin në Alaskë

Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë, mesazhi para takimit me Putin në Alaskë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është larguar nga Shtëpia e Bardhë dhe ka nisur udhëtimin drejt Alaskës, ku të premten në orën 21:00 do të zhvillojë një takim kokë më kokë me presidentin rus Vladimir Putin. Pak para nisjes, përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, Trump e cilësoi takimin si “High Stakes” (Risk i larte) – një sinjal i qartë për peshën e rëndësishme të bisedimeve që priten të zhvillohen. Në qendër të samitit pritet të jetë gjetja e një marrëveshjeje mes Kievit dhe Moskës, me synim për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë. Bisedimet do të shtrihen edhe në çështje të tjera të sigurisë globale dhe marrëdhënieve SHBA-Rusi. /vizionplus.tv