Syri Tv në fshatrat e Gramshit të shkrumbuar nga zjarri, banorët humbën shtëpitë! Gruaja me lot në sy: Katastrofë

Syri Tv në fshatrat e Gramshit të shkrumbuar nga zjarri, banorët humbën shtëpitë! Gruaja me lot në sy: Katastrofë

Syri Tv ishte sot në fshatin Shimër të njësisë administrative Skënderbegas të Gramshit. Një nga 8 fshatrat e shkatërruar nga zjarri i cili ra më 11 gusht dhe u arrit të shuhej më 14 gusht 2025 Fshatrat që dikur kishin karakteristikë gjelbërimin masiv, i ngjanë një skene lufte. Ajo çka të sheh syri përreth është e trishtë.  Rrënoja e pyje të djegura masivisht.  Nga shtëpitë nuk ka mbetur asgjë vetëm mure të shkatërruara. Fshati që vitet e fundit po i gëzohej pak jetës duke përmirësuar kushtet falë dhe shitjes së livandos, tani është shkrumbuar.    Sipas një bilanci paraprak janë 42 banesa të djegura totalisht. Janë djegur dhe 130 krerë bagëti të imëta, 80 koshere bletësh dhe 30 kafshë pune. Banorët që kanë humbur banesat...