Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Goditjet në tru, Ministria e Shëndetësisë kërkon 26 mln euro shtesë për pajisje
Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar Ministrisë së Financave që në buxhetin 2026-2 të financojë rreth 26 milionë euro shtesë, të cilat nevojiten për pagat e stafeve mjekësore dhe blerjen e disa pajisjeve që lehtësojnë ndërhyrjet ndaj personave me mpiksje gjaku, nga e cila rrezikohet hemorragjia cerebrale.Sipas propozimit një fond prej 400 milionë lekësh është kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë për të implementuar politikën e re të pagave, që synon të unifikojë përllogaritjen e vjetërsisë në punë të stafit mjekësor me atë të nëpunësve civilë.Ministria ka parashikuar gjithashtu investime për shërbimet specifike spitalore. Për trombektominë në QSUT, një shërbim që pritet të përfitojë rreth 300 pacientë në vit, janë kërkuar fonde ekstra 480 milionë lekë ose rreth 4.8 milionë euro.Trombektomia është një procedurë mjekësore që...