Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
RTK në krizë të thellë financiare: 700 punëtorë mbi dy javë pa paga, paralajmërohen protesta
Mungesa e pagave për muajin korrik ka futur në krizë ekonomike mbi 700 familje të punonjësve të Radio Televizionit të Kosovës, ndërsa bllokimi i Kuvendit ka pamundësuar ekzekutimin e buxhetit për paga, duke nxitur paralajmërime për protesta të pandërprera.Radio Televizioni i Kosovës (RTK) po përballet me një krizë të rëndë financiare, që ka lënë mbi 700 punëtorë pa paga për më shumë se dy javë.Situata ka shkaktuar reagime të ashpra nga punonjësit, sindikatat dhe një pjesë e spektrit politik, ndërsa zgjidhja ende nuk është në horizont.Mungesa e pagave për muajin korrik ka nxitur punonjësit e RTK-së të paralajmërojnë një protestë paqësore më 18 gusht 2025, nga ora 09:30 deri në 10:30, para objektit të institucionit në rrugën “Xhemail Prishtina” në Prishtinë.Organizatorët kanë theksuar se protesta...