Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Qindra të rinj për 450 vende të lira/ Gara për degën e mjekësisë, zbuloni datën kur nis konkursi elektronik
Universiteti i Mjekësisë dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore shpallën datat e konkursit për degën e Mjekësisë së Përgjithshme. Të hënën, më 18 gusht, nis testimi elektronik, i cili do të vijojë deri më 22 gusht, sipas grupeve dhe orareve të përcaktuara për çdo aplikant. Konkursi i informatizuar do të zhvillohet në Tiranë, pranë ambienteve të Provimeve të Shtetit, në Qendrën e Shërbimeve Arsimore. Çdo ditë do të ketë deri në 5 grupe kandidatësh, të cilët do të konkurrojnë për programin e Mjekësisë së Përgjithshme. Testimi i informatizuar zgjat 2 orë, ndërsa rezultatet do të shpallen në fund të gushtit. Afro 1200 aplikantë do të konkurrojnë për 450 kuota. Këtë vit, në programin e Mjekësisë së Përgjithshme hyn në fuqi ligji për firmosjen e kontratave nga...