SYRI TV/ Banorët e Postribës protestë për ujin: Uji në çezma vjen i ndotur, SPAK po fsheh dosjen

SYRI TV/ Banorët e Postribës protestë për ujin: Uji në çezma vjen i ndotur, SPAK po fsheh dosjen

  As investimi i ujësjellësit para rreth 1 viti nuk ka zgjidhur problematikën e ujit të pijshëm në njësinë Postribë të Bashkisë Shkodër. Për këtë, banorët e zonës kanë dalë në një protestë. Ata theksojnë se investimi është bërë i kotë, pasi përsëri nuk ka ujë të pijshëm dhe është bërë për t'u mbyllur gojën për guroren në zonë. Sipas tyre, uji vjen i ndotur për shkak të një guroreje, e cila ushtron veprimtari pranë burimit të ujit prej vitit 2018. Një banor i zonës ka një mesazh për SPAK dhe qeverinë, ku kërkon që Dumani të mos mbajë të fshehur dosjet për këtë çështje, ndërsa është i revoltuar edhe me kryeministrin Rama. Ankesat për ujin e pijshëm janë prej rreth 8 vitesh nga banorët...